Blerta Kllokoqi Rugova i quan “miq pa hile” të presidentit Rugova(FOTO)
Blerta Kllokoqi – Rugova, e reja e presidentit Rugova e bashkëshortja e Ukë Rugovës ka marrë shkas në përvjetorin e 73-të të lindjes së Presidentit Ibrahim Rugova për të kujtuar personalitetin e Presidentit Rugova dhe për të falënderuar “miqtë pa hile” siç i ka quajtur ajo, kryeministrin Haradinaj, Hazir Borovcin, kryetarin e Degës së III-të të LDK-së dhe Sali Cacajn një prej bashkëpunëtorëve të presidentit Ibrahim Rugova.
Në një postim të saj në Facebook, Blerta Kllokoqi Rugova ka shkruar:
Blerina Kllokoqi- Rugova, e reja e presidentit Rugova e bashkëshortja e Ukë Rugovës ka kujtuar dhe uruar ditëlindjen e 73-të të Presidentit Ibrahim Rugova.
Urime ditëlindja e 73të Presidenti jonë historik Dr. Ibrahim Rugova!
Ne sot, po presim e po festojmë ditëlindjen e Presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova, me miq e dashamirë si të Presidentit po ashtu edhe të familjes tonë. Ata që e deshën Presidentin tonë pa hile e që e duan edhe sot familjen e tij, trashëgiminë e tij, pa hile.
Është kënaqësi e madhe të kesh miq e të ndash momente me ta edhe në një ditë gëzimi e mërzije, ku mungesa e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova vërehet më shumë se kurrë.
Faleminderit kryesisë së Degës së III-të të LDK-së që mban emrin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Kryetarit të saj, njëherit mikut tonë të shtëpisë, Zt. Hazir Borovci, të cilët na nderuan me vizitën e tyre dhe filluam një ditë të mbarë së bashku.
Faleminderit Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Zt. Ramush Haradinaj, i cili bashk me kabinetin e tij dhe miqtë e bashkëpuntorët e Presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova, na nderuan sot në këtë ditë të veçantë për ne.
Faleminderit bashkëpuntorit të ngushtë të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Zt. Sali Cacaj, i cili nuk lë datë të rëndësishme pa ndarë momente gëzimi e mërzije me ne.
President, i mungon familjes më shumë se kurrë!
I mungon miqve e dashamirëve më shumë se kurrë!
I mungon Kosovës tënde më shumë se kurrë!
Jemi me fat që jetuam në epokën tuaj.
Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit tonë histotik Dr. Ibrahim Rugova!