
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës kërkojmë nga ju që ta bëni shkarkimin e menjëhershëm nga funksioni të këshilltarit tuaj politik Blerim Latifi, i cili në televizionin publik të Kosovës RTK në emisionin “ Target “ me temën “ feja në Kosovë “ i ka fyer rëndë muslimanët e vendit tonë.
Këshilltari juaj ndër të tjera ka thënë: “ju muslimanët pasoni librin ( Kuranin ) i cili është i pavlerë për kohën tonë ngase nuk iu jep zgjidhje problemeve bashkëkohore, ndërsa keni mbetur mbrapa 1500 vite”, thuhet në komunikatën e lëvizjes.
Lëvizja ë konsideron deklaratën e Latifit si skandaloze dhe me pasoja negative për vendin.
“Ne jemi të shqetësuar për faktin se një deklaratë e tillë e bërë nga një zyrtar qeveritar është skandaloze dhe me pasoja negative për shtetin tonë.
Ti akuzosh vendet e Gadishullit Arabik se praktikojnë “ Islam të shkretëtirës “ dhe kultivojnë antiamerikanizëm i dëmton përpjekjet e shtetit tonë për njohje nga këto vende, njohje të cilat aq shumë na duhen” përfundon komunikata duke kërkuar shkarkimin e Latifit.
Theme : Good News Lite