Bleona Qereti nuk ka të ndalur, zhvishet përsëri (FOTO)

  07 Dec 2017

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti e ka dëshmuar shumë herë se nuk e ka problem zhveshjen, madje ajo veçse tregon anën artistike të saj.

Këtë na ka vërtetuar edhe me kolazhin e fundit të fotografive të shpërndara në rrjetin social ‘instagram’, shkruan Gazeta Blic.

Me këto imazhe të shfaqura nudo, këngëtarja 38 vjeçare ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, duke bërë të përflitet për të.

Edhe pse vazhdimisht paragjykohet nga njerëzit, në shumë intervista të saj ka deklaruar se është femër pa komplekse dhe që është e pasionuar pas fotografive nudo.

‘Dhjetori eshte muaji qe do te publikoj fotot e mia nder vite; 3 Foto per cdo look, cdo dite deri ne 1 Janar 2018. Komentoni cili look ju pelqen me shume. ?Ju lutem te gjithe “moralistave” fallco te kursejne komentet “e ceshtjes se nderit”, dhe te kuptojne nje here e mire, qe keto jane foto artistike nder vite, dhe ne momentin qe jane bere kane qene minimum 10 veta ne set.’, është mbishkrimi i shoqëruar me fotografitë.

Bleona kritikohet çdoherë për pozat provokative nga fansat e saj, por siç duket me këtë gjë ndjehet mirë këngëtarja shqiptare.

Ajo një kohë të gjatë u komentua për procedurën e realizuar, ‘për ngrirjen e vezëve’ për të mos mbetur shtatzënë deri në një kohë të caktuar, e cila tha se është një avancim shumë i rëndësishëm për të gjitha gratë të cilat duan ta bëjnë karrierën si prioritet

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.