Bleona Qereti: Burri im duhet të më rrahë 3 herë në ditë dhe të më ..

  18 Nov 2017

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Bleona Qereti ka folur edhe, si duhet të jetë burri i saj.

Ndër të tjera ajo ka thënë që e do burrin që ta rrahë tre herë në ditë.

Kur ke ndërmend të mblidhesh, të martohesh?

Kur të gjej një miliarder që vjen pas meje në koncerte. Po të gjithë miliarderët janë shumë të zënë me punë e nuk vijnë pas meje.

Të gjitha këto të famshmet kanë burra nga 25 vjet më të vegjël, mos vallë burri jot nuk ka lindur më ose është në fillore?

Unë dua burrë. Mua burri më duhet burrë, të më rrahë tre herë në ditë. Është ideja, jo të më rrahë se ja fus me këpucë koke pastaj. Burri duhet burrë, jo kalama.

Çfarë tiparesh duhet të ketë burri jot?

I gjatë mbi 1.80, seksi. E mira 1.90. Miliarder, pa bark, që di t’i bjerë pianos dhe mbi të gjitha të bëjë atë që i them unë.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.