Bleona publikon mesazhet dhe bën për “një lek” aktorin, përfshihet edhe Luana Vjollca

  20 Dec 2017

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Bleona Qeretit dhe aktorit Gent Hazizi, pasi një batute që ky i fundit bëri në emisionin “Shiko kush luan”, ku u tall me këngëtaren dhe dëshirën e saj për të kaluar një njatë me Van Damme-in.

Gjatë një loje Genti iu drejtuar Armand Pezës:

E di se çfarë kërkon Bleona, një natë me Van Damme”.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, dhe menjëherë ka reagu7ar me një status të gjatë ku e ofendonte aktorin.

 

Më pas, reagimi ka ardhur edhe nga ana e Gentit, i cili me ironi shkruante se e “kishte ëndërr Bleonën”.

 

Por duket se këngëtares nuk i ka dalë inati me kaq. Pak minuta më parë ajo ka bërë publik një mesazh të shkëmbyer me dikë, (që nga sa kuptohet është pjesë e produksionit “Shiko kush luan”), teksa i thotë se meqë “u bë tërkuzë”, Luana kërkon që ta ketë të ftuar për puntatën e radhës.

 

Bleona i ka kërkuar 100 mijë dollarë në këmbim, dhe përgjigjja ka qenë “ok”.

Por bashkangjitur këtij postimi, Bleona ka shpërthyer sërish ndaj Gentit:

Per te gjithe kategorine e “ aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj I fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!! Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona #njefotovlensanjemijefjale”.