Biznesmeni i pasur vritet në qendër të Moskës, kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur qëllohet me pesë plumba (Video, +18)

Një biznesmen shumë i pasur është vrarë nga një vrasës me pagesë, për të cilin policia beson se ishte punësuar nga rivalët e  viktimës që ushtronin të njëjtin profesion.

Sulmi ndaj Georgiy Agapzhanov është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet momenti kur vrasësi me pagesë i afrohet nga pas dhe e qëllon disa herë me revole.

Biznesmeni i suksesshëm nga Armenia, është qëlluar me pesë plumba në qendër të qytetit të Moskës dhe atë në pikë të ditës.

38-vjeçari Agapzhanov, kishte parkuar veturën e tij në rrugën Novoslobodskaya rreth orës 8:30 të mëngjesit, dhe disa sekonda më vonë vrasësi i afrohet nga pas dhe e qëllon.

Ndërkaq policia është duke hetuar rastin dhe po besojnë se vrasja ishte porositur nga rivalët e tij në biznes.