Bill Clinton ne telashe!

  22 Nov 2017

Bill Klinton vihet sërish në shënjestër të akuzave për ngacmime seksuale. Mediat amerikane bëjnë të ditur se ndaj tij po përgatiten 4 akuza të veçanta.

Rastet datojnë në fillim të viteve 2000, kur Klinton kishte lënë presidencën dhe ishte punësuar nga miliarderi amerikan Ron Burkle, si këshilltar për investimet e tij në vende të ndryshme të botës. Ngacmimet kanë ndodhur në avionin personal të Burkle.

 

Vajzat e ngacmuara, punonjëse në bizneset e Burkle, në atë kohë ishin adoleshente. Miliarderi i konsideruar si Playboy, mendohet të mos ketë pasur dijeni për ngjarjen.

Avokatët e Bill Klintonit thanë se ishin në dijeni të akuzave por nuk pranuan të komentonin për mediat. Identiteti i vajzave nuk bëhet i ditur ndërsa lajmi ka dalë nga një ish-punonjës i Shtëpisë së Bardhë, transmeton tvklan.

Gjatë karrierës së tij politike Klinton është shquar për disa marrëdhënie jashtëmartesore. Përmasa skandali mori lidhja e tij e fshehtë me asistenten e tij Monika Levinskin në vitin 1998, në kohën kur ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.