Besir Bajrami: Duhet të bëhemi më shum Anti TURQI
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të përmbushim idealin e kahershëm europian për një territor dhe kulturë pa ndikim aziatik/mongol/turk/lindor në Europë, ideal mbi të cilin europianët e krijuan edhe Greqinë ortodokse/helene nëpërmjet disa arvanitëve ortodoks, duke u’a krijuar edhe helenizmin si ideologji mbështetese; për shkak të njëjtit ideal, nuk pranojnë Turqinë në BE (edhe pse është vend që ka aplikuar para 30 viteve për t’ju bashkuar BE-së); për shkak të njëjtit ideal, i kanë lënë pas në proceset euro-integruese edhe shtetet me më shumë ndikim osman në Ballkan, siç është territori i sotëm shqiptar dhe ai boshnjak.
Pra, nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të rezultonte me një afrim dhe simpati më të madhe europiane për nacionalizmin shqiptar, për rrjedhoj, krijimi i shtetit të plotë kombëtar shqiptar nuk do të shihej me dyshim, skepticizëm e frikë nga Europa, por do të ndihmohej ashtu siç u krijua edhe vet Greqia në shekullin IX.
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të kemi mundësi ta largojmë këtë kulturë ç’thurrëse të gënjeshtrës, mashtrimit e pabesisë, që na kanë ngulitur kohërat osmane dhe që vazhdon të jetë praktikë edhe sot më së shumti në Turqi;
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të largohemi nga trendi i tyre i shkatërrimit të shtetit sekular/laik, që do të rezultonte me shkatërrimin e kombit shqiptar, i ngritur përtej feve, dhe mbisundimin e një feje e sheh si vetshkatërrim;
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të ngjallim një fije ndërgjegje e vetëdijesimi te ato shqiptar të shpërngulur në Turqi, për të kërkuar fillimisht shkolla në gjuhën e vet amëtare, që do të rezultonte edhe me kthimin e tyre në atdhe; poashtu do të kishim kërkesa më reciproke shtetërore ndaj Turqisë, e jo pozitë vasale siç e kemi tani;
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të afronim më afër identitetit kombëtar edhe arvanitët e Greqisë, e arbereshët e shpërngulur gjetiu.
Arsyeja kryesore se përse arvanitët e shohin si alternativë të vetme helenizmin dhe Greqinë e sotme, është afrimi i shqiptarëve shumicë me osmanët dhe turqit, duke i lënë ata si një pakicë të vetmuar (ata vazhdojnë te na konsiderojnë neve si turq shqipfolës); në të kundertën, shqiptarët mund të rimarin gjithë Greqinë arvanitase dhe mund të kthejnë në atdhe gjithë arbereshët e shpërngulur, sepse vetëm atëherë, ata do ta konsideronin Shqipërinë si shqiptare, e jo si të rrembyer nga Turqia.
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, përveç arvanitasve, arbërshëve, shqiptarëve në Turqi, edhe shqiptarët e Sanxhakut do ta kuptonin se ndikimi turk e fetar i ka bërë të ndihen turq ose boshnjak, dhe nacionalizmi shqiptar i ndihmuar nga Europa, do t’ju ndihmonte atyre të rigjejnë rrënjët e tyre shqiptare.
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, përveç shqiptarëve të Sanxhakut, nacionalizmi, apo identiteti shqiptar, do t’i afronte shumë më lehtë edhe shqiptarët ortodoks të asimiluar në vitet e fundit si sllav në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi. Sepse ata do ndiheshin të mbrojur nga nacionalizmi shqiptar, që të qëndrojnë në fenë e tyre, e jo të kërkojnë ndihmën e shteteve të forta sllave ortodokse për të ruajtur identitetin e tyre fetar, ashtu siç ka ndodhur deri më tani, për pasoj edhe janë asimiluar…