fbpx

Besa Gaxherri reagon ndaj sondazhit të “Gani Bobit”: Ky është rezultati zgjedhor në Pejë!

  22 Oct 2017

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri ka reaguar ndaj publikimeve të Exit-pollit të fundit nga “Gani Bobi” të publikuar në Klan Kosova.

Sipas deputetës Gaxherri në Komunën e Pejës LDK-ja ka fituar pa balotazh.

“LDK-ja në Pejë ka fituar bindshëm pa balotazh”, citon Gaxherrin, moderator i emisionit “Zgjedhjet Lokale” Kushtrim Sadiku.

Sipas Exit-Pollit LDK-ja ka shkuar në balotazh në katër komuna nga shtatë sa janë anketuar.