Gazetarit Berat Buzhala nuk i ka pëlqyer aspak koalicioni i lidhur mes VV’së dhe AKR’së në Prishtinë.
Madje, ai ka drejtuar disa akuza ndaj kryetarit aktual të Prishtinës, duke vënë theksin te bashkëpunimet e tij me njerëz të pasur, ndonëse vetë ai kishte proklamuar barazi sociale, shkruan gazetametro.net.
Buzhala ia ka numëruar bashkëpunimet e Ahmetit me njerëz të pasur, e që ai i ka quajtur ‘oligarkë’. Drejtori i Gazetës Express ia ka përmendur qëndrimin me Blerim Devollin në jaht, më pas takimet me Lazim Destanin e të tillë e ka konsideruar edhe bashkëpunimin me Pacollët.
‘Fillimisht në jaht me Blerim Devollin, pastaj në private jet me Lazim Dastanin, e përfundimisht në shtrat në Sëiss Diamond me Behgjet Pacollin, respektivisht Rrahen’, ka thënë Buzhala.
Ndërkaq, Buzhala e ka akuzuar Ahmetin se po bën aleancë me ‘oligarkët’, ani pse kishte proklamuar barazi sociale, shkruan Metro.
‘Flamurtari i vetëproklamuar i barazisë sociale, ka aleancë me oligarkët më të pasur shqiptarë’, ka thënë ai tutje.
Ndryshe, sot u zyrtarizua koalicioni mes VV dhe AKR’së në Prishtinë, e i cili sipas burimeve të Metros është negociuar nga Rrahim Pacolli, për të cilin thuhet se mund të zë postin e nënkryetarit të Prishtinës