Berat Buzhala: VV-ja eshte parti nenshtruese, thumbon rende Kurtin dhe Ahmetin

  11 Oct 2017

Duhesh me kane i cmendun per me e aprovu sjelljen e Levizjes Vetevendosje, e cila ka vendose me e sabotu RTK’ne, gjegjesisht debatin per Prishtinen, vec per shkak te kanges se Minatorit: Krejt njejte.

Si pike e pare, ky eshte vetem pretekst i Shpendit per mos me shku ne debate tjera me kunderkandidatet; kurse si pike e dyte, ky eshte treguesi me i mire se ne cfare niveli te lunatizmit operon LVV. Pra, sipas tyre, Krejt jane njejte, pervec tyre. Ata nuk jane njejte. Ata jane te zgjedhurit e Zotit per me e shpetu vendin prej te keqes.

Une pajtohna qe LVV nuk jane njejte, por jo per arsyet qe ata besojne qe nuk jane te njejte. LVV kerkon nenshtrim total. Kerkon qe edhe muzika, edhe kultura, edhe mediat, edhe shkollat, me qene ne koordinim me propaganden e tyre.

LDK duhet me reagu ndaj kesaj forme te kercenimit qe LVV po u ben mediave. LDK nuk duhet me u tute. Duhet me i kerku debat Shpendit me cdo kusht. Kudo.