Berat Buzhala thëret per protestë
Prej krejt reagimeve per sulmin ndaj Vehbi Kajtazit, me se shumti me boni pershtypje reagimi i Presidentit Thaci. Burri i botes e kish denu dhunen ndaj gazetareve vec ne pergjithesi. Nuk kish arrite me e tejkalu veten edhe me thane e “denojme sulmin ndaj kryeredaktorit te Insajderit, Vehbi Kajtazi”. Qekaq thjeshte ka qene. Mirepo JO. Garant i kujtohen pergjimet e aferes Pronto te publikuara nga Insajder, edhe vete me vete me veti thote “boll mire ia paskan bâ”, ama per cdo rast po e boj nje reagim per hater te Brukselit edhe Washingtonit.
Nejse, jo vec Presidenti Thaci, po as na si shoqeri nuk besojme ne liri te shprehjes. Mos te flasim pastaj per te drejten e gazetareve edhe me e pase gabim, e qe per shpifje m’u denu ne Gjykate, e jo ne rruge ose ne kafe.
Aktualisht si komunitet i gazetareve jemi ne defansive. Kane fillu me na rreh ma shpesh se sa ish deshte. Reagimet e institucioneve jane sa per sy e faqe. Kjo ben qe sulmuesit te marrin zemer. Nese vazhdon ky trend, nje dite kane me na hy edhe ne zyre.
Kushdo qe thote “na nuk tutmi” dijeni qe po rren. Edhe na tutmi kapak. Ne nderdijen tone keto sulme na lekundin.
S’ki cka bon Vehbi. Krejt cka muj me te thane eshte qe nuk te kane korite, per qe t’ka ra.
Shoqeria dhe shteti eshte korite e eshte turperu.
P.S
E ftoj asociacionin e gazetareve qe ta organizoje nje proteste kunder dhunes ndaj gazetareve. Le te mos raportojme nje dite. Le ta ngrisim zerin tone, aq sa mundemi. Le te dalim ne rruge.