fbpx
Berat Buzhala publikon sondazhi e kompanisë që doli i saktë me 14 shkurt: Këto komuna i fiton LDK-ja

Berat Buzhala publikon sondazhi e kompanisë që doli i saktë me 14 shkurt: Këto komuna i fiton LDK-ja

  09 Jun 2021

Gazetari Berat Buzhala në një formë të tërthortë ka publikuar një sondazh, që sipas tij është bërë nga një kompani e cila kishte qëlluar saktë rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas Buzhalës, kompania për matjen e opinionit i ka thënë atij se në zgjedhjet lokale partitë që udhëheqin aktualisht, do ti fitojnë prap.

Kjo i bie se LDK do të fitoj në komunat me të cilat udhëheq aktualisht si në Pejë, Gjilan, Viti, Lipjan, Fushë Kosovë, Podujevë do të ketë ndryshim, poashtu në Suharekë, Prishtinë e diss qytete tjera, AAK poashtu udhëheq me Gjakovën, Klinën dhe disa qytete tjera, PDK udhëheq me Drenasin, Ferizajn e Kaçanikun dhe Shtimën, ndërsa VV nuk dihet akoma me cilat komuna prinë.

Në takimin e Kryesisë së LDK-së të mbajtur sot, janë pranuar edhe disa nga kandidaturat për kryetar komune nga kjo parti.

Gazeta NewBorn, ka arritur të i siguroj disa nga emrat e kandidatëve për kryetar komune nga kjo parti.

Gazi për Pejën.
Imriu për Lipjanin.
Përparimi për Prishtinën.
Ekremi për Podujevën.
Sokoli për Vitinë.
Xhafa për Vushtrrinë.
Burimi për Fushë Kosovën.
Ardiani për Suharekën.

Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë. Kandidatët e LDK-së janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës. Janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm – Kryetarë që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë.

Lidhja është gati. Rikthimi i madh po vjen.
Të tjera kandidatura shumë shpejtë.