Berat Buzhala perseri ofendon Albin Kurtin, permend edhe Shefqet Krasniqin!

Nuk eshte korrekte te kritikohet Behgjet Pacolli qe paska kerku me e ndertu nje qender islamike ne qender te Prishtines, e te mos flitet asnje fjale e vetme pse Vetevendosje, pse Kurti, i kane ngjesh radhet e tyre me radikale islamike te te gjitha profileve.

Eshte e vertete qe ne AKR ka njerez besimtare, ka pase prej fillimit. Mirepo asnjeri brenda kesaj partie kurre nuk ka kerku qe te rrenohet rendi sekulare ne Kosove. Derisa Vetevendosje ka kandidat per kryetar te komunes, si rasti Korenica, qe kerkon haptaz qe Kosova te sundohet me sheriat, si forma me e persosur e qeverisjes. Pastaj ai tipi ne Prizren, Xhezairi, i cili pozon me Shefqet Krasniqin, te cilin e quan frymezimin me te larte per te. Pas disa ditesh ai aderon ne LVV, i prezentuar me fanfare nga ushtruesi i perkoheshem i detyres se kryetarit te LVV’se, Visar Ymeri. Jo vetem kaq. Kurti shkon e mban ligjerat incognito ne qarqe religjioze, duke u leshuar muzike te mire per veshet e grupeve religjioze, si shamiat ne shkolla, ose duke thene qe myslimanet po diskriminohen, e pollavra te tilla te ngjashme.

Ne anen tjeter, edhe une isha pajtu me Pacollin qe qendra islamike te zhvendosej nga ajo qe po planifikohet te behet te PTK, te kampusi universitar. Nese Katedralja katolike edhe ne qender, nese Kisha ortodokse eshte aty, pse te mos e ngreh shtatin edhe qendra islamike. Plus qe hapesira te PTK eshte krejtesisht joadekuate. E nese bash deshirojme te bejme eksperimente, atehere le ta bartin universitetin diku tjeter ne periferi.

Nese jane dy kisha, le te behet edhe nje xhami. Le te permbyllet kjo histori dhe histeri e ngarendjes pas objekteve fetare. Le te kenaqet secili komunitet. E pastaj, kete imponim le ta shfrytezojme per thirrje per tolerance dhe bashkejetese.
Me nje fjale: propozimet e Kurtit jane shumehere te demshme se keto te Pacollit.
Me e akuzu tash Pacollin per kete propozim, e me e harru Kurtin per ato te tijat eshte hipokrizi.
Une i them PO qendres islamike ne qender te Prishtines (me kusht qe projekti me qene serioz).