Berat Buzhala e ben publike voten e tij!
Per kend do te votoj ne keto zgjedhje?
Kur te vjen te shpija me ta lype voten per cike, ose per djale, per asamble, ec e thuj “jo valla nuk muj”. Goja nuk po te dhem me i thane: kismet me krejt familjen pa te votu nuk kemi me e lane, vec ishalla jemi gjalle deri te dillen ne sabah.
Tash, me lejoni qe te jam krejtesisht i sinqert, edhe une e kam lane te hapun mundesine me i votu, minimum, nja 10 veta asambleista. Nja tre a kater vetave, ka mundesi qe edhe bé ju kam ba. Po te ngushtojne o vlla. Diqysh po duhet me dale prej situates. Po atij, Po ketij. Pune e madhe. Ka mundesi qe edhe te hanen krejtve ju tham “ty te votova”. Vec ishalla nuk me bjen me dy pernjehere.
Krejt cka mundem me thane, aktualisht eshte qe, ashtu sic edhe kam thane ne fillim te fushates, une ne keto zgjedhje lokale votoj per here te pare ne Prishtine, e per here te pare e votoj nje kandidat te LDK’se, respektivisht Arban Abrashin.
Arbani eshte djale i mire, eshte djale u ndershem, e per sa une kam njohuri eshte edhe i pakorruptuar.
Aktualisht qikjo eshte e vertete. Jam ne kerkim edhe te nje asambleisti. Gjasat reale per me ma marre voten i ka Valon Tolaj i AAK’se, per te cilin e kam nje simpati te vecante.
Kjo eshte gjendja me e fundit. Ta shofim. Keta qe i votoj une nuk kane nevoje me u gezu shume. Zakonisht nuk sjelli shume fat ne politike. Posacerisht ne dy tri vitet e fundit. Ama nuk i dihet, ndoshta e kam kalu periudhen e veshtire.