Beogradi vendos per Kosoven!

  11 Oct 2017

Analistja Neriman Ferizi, duke e komentuar garën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në Komunën Mitrovica e Veriut, ka theksuar se qytetarët në këtë pjesë të vendit kanë presion nga Beogradi, sa i përket këtyre zgjedhjeve.

Ferizi në emisionin “Debat – D” të RTV Dukagjini, ka thënë se Serbia vendos për atë se kush do ta drejtojb këtë komunë në veri të Kosovës.

“Ashtu është edhe për qeverisjen nacionale, jo vetëm për qeverisjen lokale. Besoj se kjo tashmë është një çështje e ditur tashmë”, ka shtuar Ferizi.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.