fbpx

“Bekim Jashari është djalë i keq i një familje të mirë”

  16 Oct 2017

Kandidati për kryetar të AKR-së në Skenderaj, Musa Dervishi është optimist se AKR do të sjell ndryshimin në Skenderaj, e jo Bekim Jashari.

Dervishi, gjatë një interviste për Gazeta Politike u shpreh se në qeverisjen e tij nuk do të ketë nepotizëm, keqpërdorim të pronës dhe paras publike.

“Për mua nuk ishte aspak e vështirë sepse me 5 mars 1998 ditën kur hordhitë barbare sllavo çetnike masakruan familjen Jashari unë me fluturimin e pare jam kthyer nga Gjermania në Kosovë për te jetësuar amanetin e kësaj familje. Asaj kohe Bekimi ishte një djal i ri fatmirësisht gjendej ne Gjermani dhe fal kësaj familja e heroit Hamëz Jashari ka sot një trashëgimtar”, ka thënë Dervishi.

Dervishi e quan “djalë të keq” Bekim Jasharin të një familje të mirë, duke aluduar në familjen Jashari.

Bekimi nuk sjell ndryshime në Skenderaj sepse ai dhe ekipa e tij që një kohë të gjatë janë aktiv në politikat, vendimmarrjet dhe keqpërdorimet në komunën tonë.
Bekimi për mendimin tim dhe degës së AKR-së në Skenderaj është një djal i keq i familjes më të respektuar shqiptare, ai nuk do të duhet të binte në këtë kurth që ka rënë sot, Bekimi është një person konsensual në mes të dy fraksioneve të fuqishme të PDK-së”
1. Grupimit mire te organizuar politik te Sami Lushtakut
2. Grupimit mire te organizuar me tepër fizik të Nuredin Lushtakut”, ka thënë Dervishi për Gazeta Politike.

Ndër tjerash, ai ka thënë se Bekim Jashari mundohet të bëhet kryetar me respektin e familjes dhe me keqardhjen e tij.

“Bekimi pret që me votën e respektin për familjen dhe keqardhjen për të, të behët kryetari i komunës? Në asnjërën nga këto dy raste kjo votë Bekimit dhe familjen Jashari nuk i bënë nder. Shoqatat e dala nga lufta me mënyrën e vet selektive të sjelljes po e dëmtojnë rolin e tyre që do të duhej të ishte human, i ndershëm dhe i njëjtë për te gjithë ish-ushtaret e UÇK-së. Ata po e mbështesin Bekimin si djalin e heroit Hamez Jashari ndërsa janë kundër një ish ushtari dhe invalidi të UÇK-se, Musa Dervishaj”, ka thënë në fund Musa Dervishi