fbpx

Befason Kallashi, ja kë e votoi për kryetar të Komunës

  19 Nov 2017

Edhe valltarja shumë e përfolur nuk ka hezituar të shprehë gëzimin për fitoren në vendin e saj.

Ashtu siç të gjithë artistët që sot dolën të votojnë, duket se në këtë mes ndodhej edhe Kallashi, e cila përmes një shpërndarjes në profilin e saj e bëri të ditur se kujt ia kishte dhënë votën.

Pavarësisht deklaratave të saj se ajo më nuk do të jetojë në Kosovë dhe se asnjëherë nuk kishte lidhje me politikën, duket se për të është e rëndësishme çështja se kush do e udhëheqë vendin e saj.

Kallashi është nga qyteti i Ferizajit ku atje ka fituar kandidati nga radhët e PDK-së, Agim Aliu.