Befasi! Ja kush i fiton zgjedhjet në Prishtinë, kjo është diferenca mes LDK-së dhe LVV-së
Media Kosova, ka realizuar sondazhe me qytetarë nepër qytete të Kosovës për ti pyetur ata se kë do ta votojnë të dielën me 22 tetor.
Rezultatet të cilat janë dhënë për Gazetën Media Kosova, flasin për një garë interesante dhe të nxehtë mes subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.
Shumica dërmuese e komunave nga rezultate e sondazhit shkojnë në balotazh përveç tri komunave ku gara përfundon me 22 tetor. Skenderajn pritet ta fitoj kandidati i pavarur në këtë qytet, Bekim Jashari.
Pa balotazh sipas anketuesve të Media Kosova fiton edhe kandidati tjetër i pavarur i Hanit të Elezit, Rufki Suma.
PDK-ja, për dallim nga zgjedhjet e kaluara pa balotazh prietet ta fitoj vetëm një komunë, ndërsa në shumicën e qyteteve shkon në balotazh, dikë e para e diku e dyta.
Ndryshe nga PDK-ja, LDK-ja nuk ka ndonjë komunë të sigurt që mund ta fitoj pa balotazh, derisa rezultatet flasin për ngritje të votave dhe shkon në balotazh në shumicën dërmuese të qyteteve.
Vetëvendosje shkon në disa komuna në balotazh, dikë me LDK-në ballafaqohet e dikë me PDK-në.
AAK-ja, pa balotazh pritet ti fitoj dy komuna, derisa në disa komuna shkon në balotazh.
Edhe AKR-ja shkon në balotazh në dy komuna.
Nisma për Kosovën, poashtu shkon në balotazh në dy komuna.
Prishtina, ka sjellur befasi. Rezultati del të jetë tejet i ngushtë mes LDK-së dhe LVV-së.
Këto të dyja shkojnë në balotazh, derisa AKR-ja rënditet si e treta.
Prishtinë
Lidhja Demokratike Kosovës, Arban Abrashi 31.0%
Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti 30.2%
Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj 8.0%
Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli 13.1%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu 6.4%
Nisma për Kosovën, Shyqri Bytyqi 5.7%
Të tjera 4.6%