Befasi, befasi: Ky është kundërshtari i ardhshëm i Joshuas
Joseph Parker pritet të jetë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshuas, në duelin që do të bashkojë titujt e kampionit të kategorisë super të rëndë në tri versione – WBA, IBF dhe WBO.
Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka konfirmuar se palët janë afër të arrijnë marrëveshjen, pasi Parker i uli pretendimet financiare duke pranuar që të fitojë vetëm 35 përqind të fitimeve nga dueli, përcjellë GazetaMetro.net
“I jemi afruar marrëveshjes, por të mbash konferencë për media me një video promocionale që duket sikur të ishte punuar nga vajza ime 8 vjeçe nuk është gjëja e duhur, për të arsyetuar vlerën tënde komerciale”, ka thënë Hearn, pasi Parker me promotorin
“Bisedimet vazhdojnë dhe shpresojmë që marrëveshja përfundimtare do të arrihet”, shtoi ai.
Sidoqoftë, Parker së bashku me promotorin David Higgins kanë mbajtur një konferencë për media, ku përpos tjerash kanë paraqitur një video të rasteve kur Joshua ka pësuar goditje.
“Eddie duhet të brengoset për nofullën e Joshuas, jo për konferencën tonë. Parker është i pamposhtur, kampion bote dhe meriton 35 përqind të fitimeve. Ndoshta ne do të humbim dhe ata mund të përballen me (kampionin e WBC, Deontay) Wilder. Andaj le të ndodh”, ka thënë Higgins.
“Unë, Joseph Parker, familja e tij dhe trajneri, kërkojmë që kërkojmë që ky duel të ndodh. Le t’a bëjmë të mundur”, theksoi Higgins.
Parker është kampioni kategorisë super të rëndë në verzionin WBO, me 24 fitore në po aq duele, 18 prej të cilave me nokaut.