BE e prerë: Ky është kushti përfundimtar për liberalizimin e vizave

  31 Oct 2017

Kuvendi i Kosovës duhet sa më parë të ratifikojë marrëveshjen me Malin e Zi. Kështu ka deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek në konferencën e fundit për media, duke thënë se ky është topi që e ka Kuvendi i Kosovës për liberalizimin e vizave.

Madje ajo shtoi se vonimi i ratifikimit të kësaj marrëveshje mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën, deri në mbylljen e dyerve për në Bashkimin Evropian.

Vox1 Ulrike Lunacek raportuese për Kosovën në PE

Lunaccek: Me ratifikimin e demarkimit liberalizimi 98-99 përqind

“Ju bëj thirrje shumicës ratifikuese që vërtetë të marrin 2/3 e votave për këtë sepse është koha, ora po ecën… Dera po mbyllet dhe kjo siç thash po ikën . Pra mund t’iu them që nëse nuk ndodh ratifikimi atëherë liberalizimi i vizave nuk do të bëhet”.

Lunaçek tha se gjatë 8 viteve sa ishte raportuese në Kosovë, ka pasur përparim në disa gjëra, përderisa shëndetësia, arsimi dhe punësimi janë pikat që fushat që ende ka nevojë të punohet në to. Sipas saj, duhet të punohet drejt marrëdhënieve të Kosovës dhe BE-së dhe Kosovës dhe Serbisë.

Raportuesja e PE-së i ka quajtur të pavërteta deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se ka qenë ai vet që ka nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi në kohën sa ishte ministër i Punëve të Jashtme së bashku me ministrin e atëhershëm Skënder Hyseni, dhe është dashur qysh atëherë të sigurojnë shumicën në Parlament.

Madje, ajo theksoi se komentet e tilla të pavërteta e kthejnë Kosovën prapa.

Lunaçek: Fajësimi i BE-së nga Thaçi nuk është mënyra për të ecur përpara

“Ata e kanë nënshkruar dhe e kanë ditur prej vi tit 2012’. Ta fajësosh tash BE-në është në kundërshtim të plotë, me atë që do të bëjë një president për vendin dhe qytetarët e tij. Isha e qartë dhe i thash se do ta them dhe publikisht kur të më pyesin. Z, Haradinaj tani po përpiqet të gjejë rrugëdalje prej kësaj. Për neve është e qartë që është një marrëveshje dhe duhet të ratifikohet, është për të ardhmen e qytetarëve”.

Pasuesi i Lunaçek, Igor Sholtes u shpreh se Lunaçek ka merita të mëdha për punët në Kosovë, ndërsa theksoi se ai vet nuk është i ri në Kosovë.

Tha se do të fokusohet që në bashkëpunim me të zgjedhurit e popullit të ofrojnë të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Ai ka shprehur bindjen e tij se ardhmja e Kosovës është në BE.

Krejt në fund, Lunaçek ka shtuar se para se Serbia të anëtarësohet në BE duhet të njohë Kosovën.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.