Bashkimi Europian poshtron Kosoven dhe Ramush Haradinajn!

  18 Dec 2017

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka ftuar në një darkë joformale kryeministrat e disa vendeve të Ballkani, ku po merr pjesë edhe kryeministri kosovar Ramush Haradinaj.

Mogherini ka mbajtur takime të ndara para darkës me secilin nga kryeministrat, duke bërë më pas edhe nga një fotografi me secilin nga ta.

Por, çka bie në sy në këto fotografi, është se vetëm kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka në sfond flamurin e shtetit që përfaqëson, për dallim nga homologët e tij, raporton Gazeta Metro.

Në këto fotografi shihet se vetëm Kosova nuk përfaqësohet me flamurin e saj në takimet e shefes së BE-së, Federica Mogherini.

Kjo ndodh pasi Kosovën akoma nuk e kanë njohur si shtet 5 anëtare të Bashkimit Evropian.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.