fbpx

Bashkësia europiane me urdhër te prerë per politikanët Kosovar!

  12 Oct 2017

Apostolova: Koha për ndryshime në Kosovë, janë humbur tre muaj të agjendës evropiane

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova gjatë një takimi me grupin dhe komisionet parlamentare të PDK-së ka thënë se ka ardhur koha për ndryshime në Kosovë.

“Tre muaj janë humbur në nisjen e punës së Kuvendit dhe tre muaj kanë qenë të dëmshëm për agjendën evropiane. Kam vendosur që të vijë të takohem së pari me ju sepse ju keni Komisionin më të rëndësishëm siç është ai i Integrimeve Evropiane. Gjithashtu jam këtu të marrë mendimet tuaja se çfarë do të donit të thoni”, ka thënë Apostolova.

Ndryshimet në Kosovë nuk kërkohen për shkak të kapriçove të BE-së mirëpo për shkak se siç tha, për këtë kanë nevojë qytetarët e Kosovës.