fbpx
Basha: Vendimi im i parë si kryeministër do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit

Basha: Vendimi im i parë si kryeministër do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit

  20 Jul 2020

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë në konferencën me Kryeministrin Avdullah Hoti, se shpreh mbështetjen e plotë ndaj Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

“Dua t’ju falënderoj për rolin tuaj në rinisjen e dialogut – kthimin në binarët dhe kornizat për të cilat ky dialog u konceptua. Shpreh mbështetjen time dhe të PD-së që do të ketë vetëm një përfundim – njohjen reciproke”, është shprehur Basha, njofton Klan Kosova.

Në Prishtinë, Basha ka dhënë premtimin se pasi të bëhet Kryeministër i Shqipërisë do ta largojë tarifën rrugore në autostradën që lidh Kosovën dhe Shqipërinë.

“Sapo të bëhem kryeministër pas zgjedhjeve të reja do ta heq traun dhe taksën në Rrugën e Kombit. Ajo ngadalëson shkëmbimin ekonomik”.

Basha ka theksuar se vizita e tij në Prishtinë nuk lidhet me akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.