Bardhyl Meta kundërshton ashpër këtë vendim të LDK-së

  02 Nov 2017

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka reaguar ndaj degës së LDK-së në Prizren e cila është duke zhvilluar takime për të hyrë në koalicion me Vetëvendosjen, raporton Gazeta Blic.

Meta ka thënë se LDK në Prizren duhet të sqarojë më mirë se ku qëndroi problemi që nuk mundi ta fitojë Prizrenin, sepse dallimi sipas tij mes PDK e VV atje është si Ali Hoxha e Hoxhë Alia.

“Çka është gjithë ky impenjim, gjithë kjo ngarendje!? – thua ti se në balotazh ka hyrë LDK – e jo rivalët e saj shumë t’ashpër, PDK dhe VV!?”, ka shkruar Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Metës:

Balotazhi në Prizren – dhe Dega e LDK-ës atje:
Jam shumë kureshtar të dijë se cili është ai (apo janë ata?) anëtarë të Kryesisë së Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren – e që po bëjnë kaq shumë presion (edhe publik) – për përcaktimin sa më të shpejtë dhe definitiv të “partnerit”, me të cilin u dashka që LDK, menjëherë të hyj në koalicion për garën e balotazhit, “para se t’bëhet vonë…”!?
– Vonë për kënd!?
– Çka është gjithë ky impenjim, gjithë kjo ngarendje!? – thua ti se në balotazh ka hyrë LDK – e jo rivalët e saj shumë t’ashpër, PDK dhe VV!?
Më shumë deklarime e besa edhe ndërmarrje dhe hapa konkret, “për marrëveshje koalicioni” – kemi nga Kryetari i Degës dhe të tjerë të Kryesisë së LDK-ës në Prizren – se sa nga vet pjesëmarrësit në garë, PDK dhe VV!?
Besojë se qytetarët e Prizrenit, e veçanërisht – votuesit dhe veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, pa anashkaluar edhe votuesit dhe përkrahësit e LDK-ës gjithandej në Kosovë – fillimisht, kanë nevojë për sqarime nga Kryesia e forumet partiake të Prizrenit: Se cilat ishin gabimet dhe mangësitë, e kush e katandisi Degën në këtë derexhe – me kaq pak asamblistë, e aq pak mbështetje qytetare! Votuesve LDK-istë të Prizrenit – pak, apo aspak, u intereson fati i VV-së, apo ai i PDK-ës!? Kanë brengën e qytetit, sepse s’kanë zgjidhje në balotazh, ngase dallimet, PDK-VV, janë sikur, Ali Hoxha e Hoxhë Alia.
– Andaj, mendojë dhe besojë gjithashtu, Kryetari dhe ekipi i Kryesisë së LDK-ës atje, ky që e solli Degën n’këtë gjendje, dhe që i la qytetarët e Prizrenit pa një alternativë qytetare, civile e të moderuar – ka kredibilitet të mangët dhe relacion të lënduar (me qytetarët dhe anëtarësinë!) – veçanërisht, s’ka kredibilitet që t’nënshkruaj ta zëmë, Marrëveshje Koalicioni që definojnë fatin e partisë për periudhën e ardhshme 4 vjeçare!? Të nënshkruaj Marrëveshje, të cilat eventualisht, mund t’a degdisin edhe shumë më keq LDK-ën në Prizren, e ta dëmtojnë ndjeshëm lidhjen me qytetarin (përtej orbites partiake) sikur edhe besimin në LDK-në 30 vjeçare.
Qyteti i Prizrenit me agglomeracion, është tejet i rëndësishëm, për gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës, andaj besojë, se LDK s’ka asnjë arsye, që të lejojë që në Prizren të improvizojnë funksionarë të saj (dhe ndonjë diletantë), cilëtdo qofshin ata.
– LDK, është djegë nga “qumështi” i Gjakovës, andaj është më mirë, t’i fryjë kosit në Prizren.
Situata, sot dhe ndërkohë, është e pakrahasueshme me Gjakovën. Por, e tillë mund të jetë, pas dy tre vitesh, sidomos, nëse shkohet me koalicione të kota, të pa nevojshme e t’pa asnjë benefit për qytetarin e Prizrenit.
Rrjedhimisht, konsiderojë se është shumë më e mirë, më e mençur dhe më e urtë, që fillimisht, të mbahen konsulta për Prizren me forumet e partisë, në Prishtinë e Prizren – dhe vetëm pastaj të shihet, nëse ka ndokush fare nevojë, për koalicione të tilla të përdala, qoftë me VV, apo me PDK – të cilat, vetëm sa e largojnë LDK-ën, edhe nga këta votus që kishte në raundin e parë…
Mendojë se LDK, krejtë me qetësi, duhet, fill pas balotazhit, të punojë në rindërtimin e menjëhershëm të dialogut me anëtarësinë e saj në Prizren, sikur edhe me gjithë qytetarët e Prizrenit – me deklaratën e Objektivave të Opozitarizmit – në mënyrë që nëse s’kemi arrit t’i bindim që t’na e besojnë qeverisjen në Prizren, t’u garantojmë të paktën, që përmes një opozitarizmi të mençur, sistematik e të strukturuar, nuk do të lejojmë që qeverisja e cilitdo që do të fitojë – PDK apo VV – s’do të degjenerojë në degradim të Prizrenit!
Pra LDK, edhe në këtë situatë, duhet të vihet në shërbim të qytetarëve si opozitë (e jo n’shërbim të interesave dhe ambicieve të individëve të caktuar të Kryesisë në Prizren!) në mënyrë qe Lidhja me qytetarin dhe interesat e tij, të riparohet aty ku është lënduar, dhe, ajo që është edhe më e rëndësishme – të rikthehet besimi i përfaqësimit dinjitoz nga LDK (qoftë edhe si opozitë përballë njës e tjetrës – PDK e VV – që do t’ishte edhe një bazë e mirë për zgjedhjet e ardhshme – kur lypset një “Marrëveshja e Re e LDK-ës, për dhe me Prizrenin, respektivisht qytetarët e saj…!
T’i kthehem temës dhe hovit të disave atje, për koalicion me VV, apo PDK:
Kjo situatë, po lenë disi edhe një shije shumë të keqe, e po i vie disi shumë era, sikur të kishte ta zamë ndokush idenë, që ta qes Partinë e Qendrën e saj, para akteve të kryera, siç ka ngjarë së fundmi, ndonjëherë…!
Koalicioni, e thamë, nuk sjell asnjë benefit për qytetarin e Prizrenit, e së këndejmi, as për LDK-ën. Atëherë pra: ç’është ky turr e vrap, i kujt është, dhe, kush po e sponsorizon?
Nuk thyhen “n’hundë e buzë” individët e angazhuar për koalicion – por siç dihet – lëndohet e dobësohet partia – lëndohet e dobësohet hovi dhe fryma në ardhje e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Fryma, që ka përshkruar tashmë gjithë vendin…!
BM / 02.11. 2017

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.