Bajrush Morina: A u mate Albin, Kadri e Ramush?

Krejt çka kisha dashtë sonte është një debat në Click te Learti në TV 21 përballë Halil Matoshit me të vetmen temë: Kush është partia legjitime dhe kush janë partite (i)legale në Kosovë pas 22 Tetorit? Ose pak ma “shul shqip” , cila parti është e para në Kosovë, cila është pra legjimite dhe cilat parti janë legale por jo legjitime për të udhëhequr vendin? Cili është kuptimi i legjitimitetit dhe legalitetit politik. Apo edhe ma “rrastë shqip”: Kush është lideri legjitim në Kosovë, Isa Mustafa (LDK) me 220 mijë vota apo Ramush Haradinaj (AAK) me më pak se 90 mijë vota? Pra “shul shqip e rrastë shqip” kush asht’ ma i forti, o Halil Matoshi?

Nejse, meqenëse ky debat është i pamundshëm sepse Halili nuk është më analist i pavarur por pushtetar i punësuar në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj, ndërkaq unë po e shfrytëzoj të drejtën time LEGJITIME dhe po debatoj me ju lexues të nderuar.

Zgjedhjet e 22 Tetorit paraqesin fuqinë reale të secilës parti politike sepse partitë politike kanë garuar apo janë “peshuar” secila veç e veç. Pra nuk kemi pasur as PAN as LAA-n por LDK PDK VV e AAK.

Dhe sipas “matjes” së 22 Tetorit, LDK është e para, PDK e dyta, Vetëvendosje e treta, AAK e katërta e kështu me radhë..

Prandaj fituese legjitime e këtyre zgjedhjeve del të jetë LDK, ndërkaq parti legale që ekzistojnë dhe veprojnë në vendin tonë janë PDK VV AAK Nisma etj.

Pra LDK është legjitime, ndërkaq PDK VV AAK e Nisma janë (i)legale!

Kush nuk pajtohet me mendimin tim, le t’i sheh rezultatet e zgjedhjeve të 22 Tetorit dhe la të bëjë llogaritjen matematikore dhe le ta kuptojë se kush i ka 220 mijë vota e kush ka nja 60 mijë më pak apo nja 160 mijë minus!