Bajrami e pyet Halitin: Si u bëre milioner?
Hikmete Bajrami (LDK) i ka thënë drejtuesit të seancës Xhavit Halitit se partia e tij është përgjegjëse për kontrollin e naftës.
„Si u bërë ti milioner“, i është drejtuar deputetja Bajrami deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.
Nga ana e tij Xhavit Haliti i ka thënë asaj se ajo si drejtuese e Ministrisë së Tregtisë dhe Industisë ka qenë përgjegjëse për kontrollimin e naftës së keqe që është futur dhe vazhdon të futet në Kosovë.
“Unë jam përgjegjëse për çdo minutë. Kontrabanda kontrollohet nga dogana. Ju e dini nga kush drejtohet kontrabanda dhe në xhepat e kujt shkon, derisa janë caktuar drejtorët e rinj”, ka thënë Bajrami.