
Bajram Gecaj: Albin, mos ndjell!
Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook ka komentuar videon të cilën e ka postuar deputeti i VV-së Albin Kurti në cilën një plak përkrahë punën e ish-liderit të VV-së.
Gecaj ka ironizuar me Kurtin duke thënë se ai do të duhej ta pyeste mixhën siç thotë ai për gjuajtën me vezë, për djegien e veturave, gazin lotsjellës për arsenalin më koktej mollovit.
Ai më tej vazhdon duke thënë pse nuk e pyete mixhën se mos ndoshta padashje i kishte përzier partitë.
Postimi i plotë i Gecajt:
ÇFARË PO NDJELL ALBIN KURTI?
Po pse more Albin nuk vazhdove ta pyesësh mixhën nëse dikush do t’u gjuante ju me vezë, do t’u hidhte ju gaz lotsjellës, do t’u digjte veturat grave tuaja, do t’ua sulmonte ju shtëpitë me arsenale të koktejeve molotovi, etj, etj…..apo edhe më, pse nuk e pyete mixhën se mos ndoshta padashje i kishte përzier partitë, dhe se mos vërtetë mixha vajtonte vrasjet tanimë të ekzekutuara ndaj aktivistëve të LDK-së….
Mos u merakosni dhe mos frikësoheni shumë sepse rridhni nga i njëjti brum…
Albin Kurtit paska pyet mixhën: “Mixhë pse po qanë, e pyeta. Po m’dhimni se kanë me ju vra. Se ju e keni kryt e fortë e ata kanë pare shumë. Ai fliste nga përvoja e tij. Arkitektin Rexhep Luci në Prishtinë e kishin vrarë”.