Babai shkon në polici me trupin e foshnjes që e vrau para 12 vitesh

Babai shkon në polici me trupin e foshnjes që e vrau para 12 vitesh

  21 Oct 2017

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Kaohsiung, në Tajvan. Një burrë 43 vjeçar është paraqitur në rajonin e policisë, ndërkohë që në dorë mbante një qese. Ai ka deklaruar në polici se në qese ndodhej trupi i vajzës së tij që ai kishte vrarë 12 vite më parë, në 2005.

Ai tha së foshnja e sapolindur nuk pushonte së qari dhe se në ato momente atë e kishte zënë paniku, kështu ai e fyti trupin e vajzës në një qese dhe e fshehu poshtë krevatit të vet dhe gruas së tij.

Më pas ai i tha gruas së tij së nëna e tij e kishte marrë vajzës e mitur me forcë për ta rritur vet dhe se ishte e pamundur që ata t’ia merrnin sërish. Ai po ashtu ka thënë e ka mbajtur qesen gjithmonë me vete, kudo që shkonte.

Ai po ashtu i tha policisë se u dorëzua sepse tani ai u ndërgjegjësua dhe ndihej fajtor për veprimin e bërë. Policia është duke hetuar për zbulimin e plotë të ngjarjes.