Babai i Triumf Rizës flet për lirimin e Enver Sekiraqes

  19 Oct 2017

Shefqet Riza babai i policit të vrarë Triumf Riza në një koment për KALLXO.com është lutur tek zoti pak qaste pasi ka kuptuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës.

“Nuk e di unë, tepër e çuditshme me 37 vjet është shpallë (i dënuar), nuk muj me marrë me mend këtë, Zoti na rujtë”, ka komentuar Rizaj.

Ai ka konfirmuar për KALLXO.com se nuk ka qenë në dijeni se i akuzuari për vrasjen e djalit të tij është liruar nga paraburgimi.

Pasditen e sotme avokatja e Enver Sekiraqës ka konfirmuar se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që klientit të saj ti stopoj masën e paraburgimit.

Sekiraqa ishte dënuar nga shkalla e parë me 37 vite burgim nënë akuzën për planifikimin e vrasjes së policit të njësive special Triumf Riza.

Lënda e tij është duke u trajtuar në shkallën e dytë na Gjykata e Apelit.
Sekiraqa ishte vetë dorëzuar në polici pas disa muajsh arratisje nga momenti kur polici Triumf Riza ishte vrarë në njërën nga lagjet e Prishtinës.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.