Babai i 15 vjeçarit nga Gjakova, ka një mesazh prekës për shoqërinë

  15 Dec 2017

Babai i djaloshit 15 vjeç nga Gjakova, që para pak ditësh kishte humbur, Nik Hiseni, përmes rrjetit social Facebook së bashku me Palin, djalin e tij, ka postuar një fotografi për të falënderuar të gjithë ata persona që i ndihmuan për ta gjetur atë.

Hiseni shkruan se falënderon duke filluar nga Policia, të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin që kanë dhënë.

Statusi i plotë:

Në momente ankthi dhe hidhërimi në familjen tonë Hiseni për zhdukjen djalit tonë 15 vjeçarë, Palit, e ndjej për obligim që t’i falenderoj përzemërsisht dhe shpirtërisht secilin veç e veç, duke filluar nga Policia e Kosovës e cila bëri një punë të jashtëzakonshme, duke vazhduar me pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizatat e dala nga lufta, veteran e invalid, strukturat politike të të gjitha partive, mediat,rinia nga të gjitha qytetet e Kosovës, qytetarët e Gjakovës dhe nga e gjithë Kosova, për kontributin që e dhanë në gjetjen e djalit tonë..

Ju falenderoj të gjithëve që e ndatë dhimbjen bashkë me neve si familje, sepse po të përpjestohej e gjithë kjo, dhimbja më e paktë do i mbetej familjes.

Faleminderit të gjithëve edhe për ndihmën e kontributin më të vogël që e dhatë për këtë rast, për të cilin uroj me gjithë zemër të mos i ndodhë asnjë prindi e asnjë familje, dhe të jetë i fundit!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.