Azem Vllasi: Vetëvendosje organizatë terroriste

Azem Vllasi: Vetëvendosje organizatë terroriste

  08 Oct 2017

 

Organet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin ndaj avokatit, Azem Vllasi i cili muaj më parë u sulmua në banesën e tij.

I dyshuari- Sadri Ramabaja, i thirrur nga prokurori për tu marrë në pyetje lidhur me këtë rast, është arrestuar ditën e djeshme teksa po tentonte të kalonte kufirin e Shqipërisë në drejtim të Italisë me një dokument të bashkëpartiakut të tij, Xhevat Bislimi.

Vllasi konsideron se tentimi për të ikur nga vendi, më konkretisht nga drejtësia flasin shumë për të.

“Pse ka dashtë ai me ikë pasi që e ka thirre prokurori në pyetje, besojë duhet ta dijë ai! Fakti që ka deshtë me ik dhe jo me u sqaru para prokurorisë të hënën e dinë ai vetë sa është i involvuar në këtë rast”, vlerëson ai.

I dëmtuari në këta rast, Vllasi thotë se do të ishte mirë që Lëvizja Vetëvendosje të deklarohej lidhur me këtë rast.

Sipas tij, heshtja e VV-së nuk është aspak e arsyeshme marrë parasysh që shumë anëtarë të saj po dalin të jenë të përfshirë për këto akte kriminale.

“Më së miri është që këta të Lëvizjes Vetëvendosje të dalin, mbasi aq shumë njerëz të kësaj partie të përfshirë në këtë organizatën terroriste “Syri i popullit”, duhet të deklarohen, të sqarohen. Unë nuk besojë se heshtja e VV-së për aq shumë njerëz të tyre të involvuar për këto akte kriminale që i bënë nderë apo përfitime politike në opinion nëse vazhdon të heshtë”.

Vllasi e mohon të ketë patur raporte me ndonjë nga anëtarët e kësaj partie, as për të mirë e aq për të keq.

Megjithatë, Vllasi thotë se hetuesia deri më tash ka nuhatë shumë detaje.

“Unë me askënd, as edhe me këtë Sadri Ramabajën nuk kam pas kurrfarë mosmarrëeshje personale, s’kam problem as familjare as profesionale. Me asnjë anëtarë të VV-së nuk kam pas raporte as për të mirë e as për të keq”, ka shtuar Vllasi.
Vllasi kërkon që të sqarohet plani për vrasjën e 20 shqiptarëve, në të cilën janë të përfshirë më së paku tre anëtarë të VV-së.

“Pse e kanë bërë ata planin me i vra 20 shqiptarë, e me shkaktu kaos në Kosovë e kush i ka shti në çfarë qëllimesh le ta sqaron hetuesia, organet e hetuesisë, pse më kanë targetu edhe mua, dhe për pa pas kurrë asnjë problem me njerëz që përmenden lidhur me këtë komplot terrorist”, ka shtuar ai.

Ndryshe, po bëhen gati 5 muaj që kur avokati Vllasi u pati qëlluar me armë zjarri në banesën e tij dhe atentati ndaj tij ishte vetëm fillimi i realizimit të planit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.