Glauk Konjufca ka bërë një krahasim mes Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit dhe Azem Sylës.
Ai ka deklaruar se po të caktohet Lumezi si kryetar i Komisionit për dhënie të provimit të Jurisprudencës, është njësoj si të emërohet Azem Syla, drejtori i Agjenicë kundër Korrupsionit, njofton Klan Kosova.
Konjufca këto deklarata i ka bërë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion ku ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk është paraqitur, ani pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
Në ndërkohë, Tahiri e ka njoftuar Komisionin se ka tërhequr emrat për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu ka thënë se gjatë ditës së djeshme, ministri Tahiri ka pasur tre deklarata kundërthënëse, duke thënë sipas saj, se herë është pezulluar e herë është tërhequr vendimi.
Theme : Good News Lite