Avokati Gashi tregon ndaj kujt do të ngrit aktakuza Gjykata Speciale

  14 Dec 2017

Sipas të dhënave thuhet se Gjykata Speciale pritet që së shpejti ti ngrisë aktakuzat e para ndaj figurave politike.

E avokati Tomë Gashi ka treguar se cilët do të jenë profilet politike ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuza.

“Të gjithë kanë dashur të kenë një sistem absolutisht të kontrolluar nga politika, prandaj dhe askush deri më tani nuk ka pasur vullnet politik, që Kosova të ketë një gjyqësor të vetin funksional të drejtë dhe të paanshëm”, ka thënë avokati Gashi në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se një pjesë e prokurorëve të emëruar nga “Klani Pronto”, avancohen brenda ditës në instancat më të larta të prokurorive të Kosovës.

“Fillimisht për të mos u frikësuar nga një gjyqësor i këtillë çfarë kemi, që edhe nëse vij puna ta kenë vet. Pastaj grupi i interesit dhe grupi politik me probleme eventuale juridike, mendonin t’i zgjedhin fare lehtë këtë probleme, duke ndikuar kështu direkt tek udhëheqësit e caktuar gjyqësor, dhe duke mos eliminuar për asnjë moment edhe udhëheqës të caktuar të Prokurorive të Kosovës. Pra një pjesë e prokurorëve më të shantazhuar të ashtuquajtur prokuror të emëruar nga “Klani Pronto” avancohen brenda ditës në instancat më të larta të prokurorive të Kosovës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.