fbpx

Avdullah Hoti lavdëron punën e Shpend Ahmetit

  03 Nov 2017

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti ka lavëdruar kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton Gazeta Blic.

“Unë mund të them se Shpend Ahmeti ka bërë disa investime të vogla në Prishtinë. Disa projekte që vlen të përmenden janë teknologjia në komunë për tu shërbuer pak më mirë, në përmirësimin e kushteve në shëndetësinë në Prishtinë, po flas në ambulanca të komunës”, ka thënë Hoti.

Por, Hoti ka përmendur edhe disa projekte që për të nuk janë asgjë. Madje për këtë ai i ka përmendur dështimet e Ahmetit.

“Pos kifleve në shkolla dhe kungjave në rrugë, nuk besoj se mburret më diçka tjetër Ahmeti”, ka thënë Hoti.