Auba i deshpruar me mos kalimin tek klubi mbreteror

  21 Sep 2017

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka shprehur zhgënjimin që një lëvizje në Real Madrid dështoi të materializohet.

Aubameyang ishte golashënuesi më i mirë i Bundesligas në sezonin e kaluar dhe pritej largimi i tij nga Dortmundi pas sezonit 2016-17, me klube në të gjithë Evropën dhe në Kinë që e kërkonin atë.

Sulmuesi nga Gaboni nuk la asnjë sekret të dëshirës së tij për t’u bashkuar me klubin mbretëror spanjoll, por ai vendosi të qëndrojë në Dortmund pasi Madridi vendosi të mos shpenzojë shumë për të zëvendësuar Alvaro Moratan.

“Nuk e kam ëndërr. Unë nuk do të flas më për Madridin, ata nuk më duan mua”, ka thënë fillimisht 28-vjeçari, kur e pyeti nëse ende ëndërron një lëvizje në Real.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.