Astrit Haraqija zbulon skenarin: Mustafa president, Thaçi kryeministër

Astrit Haraqija zbulon skenarin: Mustafa president, Thaçi kryeministër

  05 Apr 2019

Ish-anëtari i kryesisë së LDK’së, që një kohë ka drejtuar edhe ministrinë e Kulturës, Astrit Haraqija, ka folur për proceset që po kalon LDK në këtë kohë.Haraqija në DPT te Fidani në T7 për herë të parë ka zbuluar edhe një planë, që sipas tij ishte menduar të realizohej.

Ai ka thënë se kryetari i tanishëm i LDK’së mund të bëhej president i Kosovës, kurse presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi ta marr drejtimin e Qeverisë së Kosovës, duke u bërë kryeministër.

“ Unë di që janë pajtuar, ata dy që në zgjedhje të shkohet në qershor të këtij viti”.“Ata (Thaçi dhe Mustafa) i kanë kryer të gjitha matematikat. Ata janë pajtuar që të mos mbahen zgjedhjet në LDK në këtë kohë.“Pozitat ishin ndarë që, Isa Mustafa të bëhet president dhe Hashim Thaçi të bëhet kryeministër. Pasi të behët kjo, Mustafa te jep dorëheqje nga partia, pasi nuk lejohet me kushtetutë”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.