Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, e ka sulmuar ashpër përsëri kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.
Haraqija ka thënë se Mustafa sot nuk mundi ta mbushte as sallën “1 Tetori” në hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“O ik ik se na veç pa ty fitojmë, aman mos e prit 22 Tetorin”, ka shkruar Haraqija në Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
Eh more Shoku Ise…. a je ka e sheh veten se në qfar gjendje na ke pru,
As sallen 1Tetori nuk e mbushe me krejt Kosoven ne Prishtinë.
O,ik ik se na veç pa ty fitojme, aman mos e prit 22Tetorin!
Lidhja…
Lidhja jote është Riinvesti,
Lidhja jote është Pabesia.
Ndersa:
Lidhja Demokratike e Rugoves do e mbijetojë edhe këte sfid.