fbpx

Asistenti i Isa Mustafës shpërndan lajme të rreme (FOTO)

  19 Nov 2017

Asistenti i ish-kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Ardi Kika, sot në ditën e zgjedhjeve ka shpërndarë një lajm në të cilin thuhet se Vetëvendosje dhe AKR kanë prishur koalicionin.

Por këtë e ka mohuar zyrtari për media i VV-së, Shkodran Hoti, i cili ka thënë për Periskopin se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Shpërndarja e këtij lajmi të rrejshëm nga një zyrtar i LDK-së, po tregon se janë në panik dhe me qëllim të dëmtimit të VV-së, po duan të shkaktojnë një paqartësi tek qytetarët”, ka thënë Hoti.

Se ky është vetëm një lajm i rrejshëm e dëshmon edhe statusi që sot ka bërë ish-kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli. /Periskopi/