As facebooku nuk e don Gezim Kelmendin!

  06 Oct 2017

Kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi njofton se Facebook i ka fshirë statusin e tij kundër paradës së komuniteteit LGBT që do të organizohet gjatë muajit tetor në Prishtinës.

“Paramendoje, Facebook-u ma fshinë postimin që kam bërë për paradën e homoseksualëve. Po dëshirojnë me “zorr” me na shti me i dashtë homoseksualët. Jo more, kur të doni dhe kur të dëshironi, debatojmë me gjuhën e argumenteve, por jo me gjuhën e imponimeve”, ka sqaruar Gëzim Kelmendi në një postim tjetër.

Facebook e ka njoftuar përdoruesin Gëzim Kelmendi se postimi është larguar pasi nuk përmbush sandardet e lejuara, pasi postimi ka të bëjë me sulm mbi personat e tjerë mbi baza racore, etnike apo të orientimit seksual.