ARSYETIMI I HARADINAJT PËR LARGIMIN E RIKALOS NGA SEANCA

  03 Oct 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka bërë pyetjen e parë në drejtim të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo i cili po akuzohet për tortura nga qytetarët e Prishtinës. Por pyetja e Krasniqit nuk u dëgjua nga Rikalo i cili doli nga seanca pak para se kjo pyetje të bëhet, shkruan Insajderi.

“Presim që Rikalo të mos i ik pyetjeve siç bëri tani sepse posa erdhi radha për pyetjen time ai doli jashtë”.

“Qytetarët e lagjes ‘Dardania’ po ankohen që ju keni bërë tortura gjatë luftës por jo vetëm këta por kanë bërë edhe të tjera që kanë dhënë dëshmi në prokurori por madje edhe publikisht nëpër media.

 

“Ish- fqinjët e tuaj përse kanë këto ankesa përse pikërisht me ju, cili ka qenë roli i juaj në luftë dhe i familjes suaj dhe çka nën kuptoni se keni bërë jetë të qetë në vitet 99’ çka nënkupton jeta e qetë, a përfshihen edhe torturat tuaja?”, ka pyetur Krasniqi.

Ndërkohë Haradinaj ka arsyetuar largimin e Rikalos nga seanca ai ka thënë se ne ishim bërë gati për interpelancë por që Haradinaj ka thënë se ai është larguar me lejen e tij.

“Ne ishim bërë gati për interpelancë dhe unë e lirova Rikalon për shkak se ka një takim me një ambasador”, ka thënë Haradinaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.