fbpx
Arsyeja e dhimbshme pse e tallnin kur ishte fëmijë: 5 gjëra që nuk i dini rreth Joe Biden

Arsyeja e dhimbshme pse e tallnin kur ishte fëmijë: 5 gjëra që nuk i dini rreth Joe Biden

  12 Mar 2019

Joe Biden konsiderohet si njëri prej politikanëve më të suksesshëm amerikanë. Ndërsa, po flitet për një kandidim të mundshëm të tij, për president të SHBA-së, transmeton Gazeta Metro.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa gjëra rreth ish-zëvëndëspresidentit amerikan, që ju mund të mos i keni ditur.

Gazeta Metro iu sjellë 5 fakte rreth Joe Biden.

1. Kur ishte fëmijë, shokët e klasës e ngacmonin Biden për shkak se ai belbezonte kur fliste. Mirëpo ai e kapërceu këtë pengesë, duke lexuar poezi të gjata me zë të lartë para pasqyrës.

2.Kur Biden ishte në Kolegj, kishte një qenush emri i të cilit ishte “Senator”.

3. Në jetën e tij ai ka pasur shumë tragjedi. Gruaja e tij Neilia dhe vajza Naomi, kanë vdekur në një aksident me makinë, derisa po bënin blerjet e Krishtlindjes në vitin 1972. Ndërsa, në vitin 2015 pësoi edhe një tragjedi tjetër, djali i tij Beau vdiç nga kanceri.

4. Biden u martua përsëri në vitin 1977 me mësuesen Jill Tracy Jacobs, dhe ka një vajzë me të.

5. Në vitin 1988, Biden është operuar në tru pasi që ka pasur një sëmundje që i kërcënonte jetën. Para operacionit, atij iu tha se ka vetëm 35 për qind që të shpëtojë./gazetametro.net