Prtia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar koalicionin për zgjedhjet lokale në Mitrovicë që mbahen më 19 Nëntor.
“Marrëveshja e sotme për zgjedhjet lokale, e nënshkruar për koalicion me AAK-në, është rikonfirmim i ndryshimit që tashmë është duke ndodhur, për Mitrovicën ndryshe, për më shumë investime, më shumë vende pune e mundësi punësimi, më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të Mitrovicës në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kreun e komunës.
Marrëveshjen e koalicionit për zgjedhje lokale në Mitrovicë, e ka nënshkruar Avni Kastrati, kryetari i degës së PDK-së dhe kandidatja e kësaj partie për kryetare të komunës, Valdete Idrizi, ndërsa nga ana e AAK-së, marrëveshjen e nënshkroi kryetari i degës, Esat Peci.