fbpx

Arrihet marrëveshja mes LDK’së dhe AAK’së

  02 Nov 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një takim në njërën nga lokalet e Prishtinës ku kanë diskutuar për balotazhin e 19 nëntorit që do të mbahet për kryetar të Prishtinës.
Burime të lajmi.net kanë thënë se ka pasur takim në mes negociatorëve të këtyre dy partive në Prishtinë për të diskutuar për hapat e dy partive për raundin e dytë të balotazhit që do të zhvillohet në Prishtinë në mes LDK-së dhe VV-së.

“Ka pasur takim në mes strukturave dhe është finalizuar draft marrëveshja në mes LDK-së dhe AAK-së”, ka thënë një burim për lajmi.net.

Lajmi.net ka kontaktuar me kandidatin e Prishtinës nga AAK-ja, Arbër Vllahiun, që nuk e ka mohuar e as pohuar takimin. Ai nuk ka dashur të komentojë në lidhje me takimin.

Ndërsa telefoni i kandidatit të LDK-së, Arban Abrashit, nuk ka pasur qasje.

Më 19 nëntor do të zhvillohet raundi i dytë për kryetar të Prishtinës në mes LDK-së dhe VV-së. Deri më tani ende nuk ka ndonjë marrëveshje në mes partive politike për mbështetje.