Arrihet marrëveshja e koalicionit PDK-AAK

  04 Nov 2017

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetar komunash po afrohet për ato qytet ku do të ketë balotazh.

Garë me 19 nëntor do të ketë edhe në Vushtrri. Postin e të parit të komunës e synojnë kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi dhe Xhafer Tahiri i LDK-së.

Derisa i pari ka arritur ujdi për koalicion me AAK-n, i dyti po vazhdon negociatat për të marrë mbështetjen e disa partive tjera.
“Është një bashkëqeverisje në nivel qendror dhe besojë se do të jetë një lidhje ma organike dhe besojë që edhe kandidati Idrizi e përcakton një frymë të moderuar”, ka thënë Tahiri.

Idrizi ka thënë më tej për Klan Kosovën se pret që të marr mbështetje edhe nga disa partitë të tjera.

“LB, Nismën dhe Partinë e Drejtësisë, ndërkaq jemi në bisedime edhe me AKR-në”, ka thënë Idrizi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.