ARRESTOHEN EDHE DEPUTETË DHE PERSONA TË TJERË, MASA TË FORTA SIGURIE

  28 Nov 2017

Në kuadër të arrestimeve të orëve të hershme të mëngjesit në Maqedoni, janë prangosur edhe deputetë të VMRO-DPMNE, Krsto Mukovski dhe Zhaklina Stefanovska dhe rreth 15 persona të tjerë, mes tyre edhe huliganë.

Grupi siç meson INA është arrestuar për pjesëmarrjen në dhunën e 27 prillit në Kuvend. Deputetët Mukovski dhe Arnaudov dyshohen se ata kanë bërë hapjen e dyerve të Kuvendit për hyrjen e turmave të dhunshme. Ndërsa mes tyre ka edhe persona që dyshohen si organizatorë dhe që janë ish-zyrtarë policie.

Paraprakisht në rrjetin e arrestimeve ra edhe ish-drejtori i policisë Mitko Çavkov, i cili nuk kishte dhënë urdhër për dy orë për të ndërhyrë policia në Kuvend dhe për të siguruar deputetët që ishin rrahur brutalisht.

Në mesin e tyre më së keqi pësoi deputeti Ziadin Sela dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev.

Share

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.