fbpx

Armend Zemaj i kundërpërgjigjet Haradinajt, pas akuzave se babai i tij ishte bashkëpuntor me serbët(FOTO)

  25 Dec 2017

Deputeti nga radhët e LDK’së në Kuvendin e Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar nënkryetarit të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinajt i cili ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook, ku shiheshin zyrtarë serbë të asaj kohe dhe kishte shkruar se në atë fotorgafi ishte edhe babai i deputetit Zemaj.

Por ky i fundit ka postuar një footgrafi me një mesash për Haradinajn:

“Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër”, ka shkruar Zemaj.

E gjitha kjo kishte filluar ku Zemaj ditë më parë e kishte dënuar ashpër deklaratën e Haradinajt, i cili kishte thënë se s’është “punë e madhe që janë vrarë zyrtarët e LDK’së”.

“Një pleher i degraduar, i njohur si harbut i pasluftës, një profiter fondesh publike, një egersire ndaj bashkëqytetarëve të vetë që nuk mendojnë njejte me logjiken e tijë prej stalinisti, i dashur dhe i respektuar për kriminelet ordinier….. si përfaqësues i “Veteraneve të Luftës” me hipokrizi dhe mungese ndërshmërie, thekson me mburrje për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, se s’janë asgjë me shume se “punë e madhe”.Ky është modeli i mbrojtjes së kastes kriminale në Kosovë. Populli e dijë kush jeni, kush keni qene dhe çka përfaqësoni, andaj edhe nuk quditet nga këto deklarta tuajt dhe të atyre qe i ke pardon”, kishte shkruar Zemaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Për të reaguar pastaj, Nasim Haradinaj:

“Unë “Monstrumi” që për sojinë e juajë jamë: si Hudhra dhe Kryqi për Vampirin, po të pyesë ? ARMEND ZEMAJ O PATRIOT ! A PO E NJEH QETU KUND BABEN TËND..!!?? I pari nga e majta është”, ka shkruar Haradinaj.

“Se tê 3-tinë,Vul Mirqiqin, e të 4-tinë, policin famëkeq ” Zeka” e di që i njehë ma mirë…!?”, thotë nënkryetari i OVL-UÇK..

“Prandaj kurë të tillët si ju dhe armiqët do më lavdêrojnë, une do ndihëm i turpëruar, për deri sa më fyeni ju kuptoj plotësisht porë ta keni me dije se: Fyerja e juajë dhe e të tillëve si ju, mua dhe familjës sime na bën nderë…!”, përfundon shkrimi i Nasim Haradinajt