Argëtim, jahte dhe netë të zjarrta: Teodora tregon të vërtetën se si e ka njohur Qazim Osmanin!
Në ditët e fundit të gjithë gumëzhimë rreth romancës së shkurtër mes Teodora Dzehverovic dhe afaristit shqiptar, Qazim Osmanin.
Bukuroshja serbe, e cila është pjesëmarrëse në realit shown, “Kooperativa”, ka vazhduar të argumentojë se kishte një takim vetëm miqësor edhe pse “Feliksi” ka treguar një histori ndryshe.
Mediat serbe së fundi kanë zbuluar se Qaza dhe Teodora kanë kaluar disa netë të nxehta në jahtin e shqiptarit në Poreç të Kroacisë.
Kjo ka bërë që këngëtarja të flet gjerë e gjatë rreth takimit të tyre dhe ndihmës që i kishte dhënë Osmani rreth karrierës muzikore.
“Mund të them gjithçka se si e kam takuar një person që me të vërtetë nuk e kam njohur më parë. Këtu do t’ju tregoj gjithçka.
Edhe nuk kam dashur ta tregojë atë histori sepse po i referohemi një njeriu që nuk është këtu.
Por, pasi që po flitet rreth tij, atëherë dua të flas për të”, tha fillimisht Teodora.
“Menaxherja ime ka kontaktuar me Vuk Mobin.
Ajo foli me të për mua sepse më mori si një projekt.
Ajo hodhi shumë para për mua dhe se një ditë ajo dëshiron që t’ia kthejë të gjitha.
Ai tha “Çfarëdo që të nevojitet, keni ndihmën time.
Ai është shumë i fuqishëm, ka jahte, vetura të shtrenjta, kazino… “, tha Teodora.
“Pas disa muajsh kemi regjistruar një këngë, një duet me In Viva në Poreč. Ne shkuam atje pasi që ai vend është shumë i bukur.
Për herë të parë atje kam dëgjuar për Qazimin.
Nuk e dija se kush ishte ai.
E takova atë dhe të dashurën e tij.
Kjo e fundit më prezantoi me, tanimë ish të dashurin tim”, tha Teodora.
Sidoqoftë, ajo mohoi se e posedonte numrin e tij të telefonit, ngase shtrohet pyetja se si ai i dërgoi video intime Qazës?
“Nuk e kam fare numrin e tij të telefonit.
Unë jam kthyer me menaxherin tim atje, isha me ish-të dashurin tim.
Me të vërtetë nuk e kam numrin e telefonit.
Unë atë e kam parë si babanë tim.
Madje, edhe ish të dashurës së Qazimit, Dorisin e kam pyetur se si mund ta kishte të dashur një person kaq të vjetër”, tha para audiencës Teodora.
Ajo ka folur edhe momentin kur i ulet në prehër Qazimit dhe i këndon një baladë dashurie në një prej kazinove të Osmanit.
“Ne u ulëm në kazino, menaxheri im, Doris, Qazimi dhe miqtë e tij.
Unë si fillestar, për të tërhequr vëmendjen e medias, bëra disa provokime.
Ne vendosëm që mos të ulem në kolltuk, por në ndihmëset e saj.
Tani po i them të gjitha të vërtetat, kush dëshiron të beson – të besojë, kush nuk beson – nuk më intereson!”, shpjegoi Teodora.
Kujtojmë se Osmani ka folur për mediat duke konfirmuar se ishte argëtuar disa ditë me 19-vjeçaren serbe, e cila gjë ka bërë bujë të madhe në Serbi.