fbpx

Arbeloa tregon momentin më të mirë që ka pasur në Real Madrid

  21 Oct 2017

Real’s Gareth Bale celebrates scoring his side’s 2nd goal, during the Champions League final soccer match between Atletico Madrid and Real Madrid, at the Luz stadium, in Lisbon, Portugal, Saturday, May 24, 2014. (AP Photo/Manu Fernandez)

Arbeloa tregon momentin më të mirë që ka pasur në Real Madrid

Ish lojtari Madrilen dhe kapiteni i Madridizmit, Alvaro Arbeloa ka dhënë një intervistë ku ka folur për momentin e tij më të mirë që ka kaluar në Real Madrid.

”Nëse do të zgjedhja, padyshim se do të ishte La Decima. Të gjithë filluam festën pas golit me kokë nga Ramos.”

”Mendoj se e kuptuam që do të bëhemi kampion kur Bale shënoi golin e dytë për ne në vazhdime.”

”Të gjithë vrapuam pas tij, Xabi me kostum vrapoi 100 metra në 10 sekonda në qosh të fushës. Ishte një moment unik, fituam një ndeshje të komplikuar. Ishte ky momenti më i mirë që përjetova në Real Madrid.”