Këto ditë do ti dekonstruktojmë të gjitha shpifjet që po bëhen me qëllim të dëmtimit. Këto do ti bënim edhe në debat po mos të iknin.
Kanë thënë se gjatë qeverisjes tonë, përqindja e investimeve kapitale në buxhet ka qenë 60 përqind e tash është 40 përqind. Ndërsa pagat kanë qenë 40 e tash janë 60 perqind.
E pavërtetë, por edhe po të ishte e vërtetë, një kandidat për kryetar duhet ta dijë se kufijtë buxhetor përcaktohen nga Ministria e Financave, pra se sa është buxheti për paga e sa për investime kapitale bëhet nga Ministria e Financave, pra në qoftë se ka pas ndryshim, këtë e ka bërë Avdullah Hoti.
E pasiqë jemi të Avdullah Hoti, pyetje per debat, sa investime kapitale i ka bërë në Prishtinë qeveria Mustafa?
Qe dy vite e gjysme kemi derguar leter per kthimin e Pallatit të Rinisë në pronë komunale. Pse nuk e ka nisur këtë qeveria Mustafa bashkë me ministrin e tij?
Qe nëntë muaj kemi patur Ligjin për Prishtinën draftin. Pse nuk e kanë dërguar në Kuvend?
Apo inate e shpifje sikur tani.
Mos i ikni debatit!
Prishtina bëhet me zemër.
Theme : Good News Lite